Lexoni edhe:
Të keqen e vendit e përkrahin dhe e organizojnë opozitarët e sotshëm
Barcelona është duke e përgatitur ofertën e re dhe zyrtare për Robert Lewandowskin, sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano. Gazetari italian ka shkruar se raportet e shkëlqyera mes presidentit të klubit, Joan Laportas, me agjentin e sulmuesit polak, Pini Zahavi, kanë ndihmuar që të pritej dhe të ruhej marrëveshja verbale e arritur më herët lidhur me kushtet personale.
Kësisoj, Lewandowski vazhdon të jetë prioritet i Barcelonës.
Të keqen e vendit e përkrahin dhe e organizojnë opozitarët e sotshëmLexoni edhe:
Për 34-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Chelsea e Paris Saint-Germaini, por dëshira e lojtarit është kalimi në “Camp Nou”.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2023.
Më herët është raportuar se klubi gjerman kërkon së paku 50 milionë euro për shitjen e Lewandowskit.
(KOsova Sot Online )