Lexoni edhe:
Lajm skandaloz nga Anglia: Xhaka hetohet për kurdisje nga Agjencia për Krime Kombëtare e Anglisë
Kombëtarja A e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s. Shtëpia më e madhe e futbollit ka përditësuar së fundi listën, ku shihet se “Dardanet” kanë shënuar ngritje për dy pozita.
Kosova tani renditet në pozitën e 110-të me 1164 pikë në total. Kosova nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, pasi është mposhtur nga Polonia, Shqipëria, Norvegjia dhe Belgjika.
Kombëtarja e drejtuar nga Karin Anneli Andersen, më 1 shtator do të takohet me Armeninë, kurse pesë ditë më vonë me Poloninë.
Kosova këto dy ndeshje do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
(Kosova Sot Online )