Interi dhe Inzaghi drejt marrëveshjes së re

  • S.A /
  • 21 June 2022 - 09:13
Interi dhe Inzaghi drejt marrëveshjes së re

Simone Inzaghi pritet që të nënshkruajë kontratë të re me Interin.

Sipas “Sky Sport Italia”, trajneri italian dhe “Nerazzurrët” pritet të zgjasin bashkëpunimin edhe për një sezon më shumë.

Kontrata aktuale e Inzaghit skadon më 30 qershor 2023, kurse kontrata e re parashihet të skadojë një vit më vonë.

Pavarësisht se nuk e fitoi titullin e kampionit, 46-vjeçari duket se ka bindur krerët e klubit me aftësitë e tij për të menaxhuar.

Inzaghi tashmë ka kaluar vetëm një sezon në “Guiseppe Meazza”, teksa Interi sezonin e fundit e mbylli në pozitën e dytë.

Megjithatë, Interi nuk është se mbeti pa trofe, pasi në krye me Inzaghin fituan Kupën e Italisë dhe Superkupën.

(Kosova Sot Online )