
Eriksen e refuzon Manchester Unitedin, zbulohet arsyeja

Christian Eriksen raportohet se e ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.
Sipas “The Guardian”, arsyeja e vetme e këtij refuzimi është se lojtari dëshiron të qëndrojë në Londër.
Mirëpo, nuk dihet se te cila skuadër nga Londra do të luajë Eriksen nga sezoni i ardhshëm.
Kontrata e mesfushorit danez me Brentfordin skadon zyrtarisht më 30 qershor të këtij viti. Klubi londinez është i hapur për të rinovuar me të, por ende nuk ka marrëveshje të arritur.
Në anën tjetër, klubi tjetër nga Londra, Tottenham Hotspur, ka shprehur gjithashtu interesim për 30-vjeçarin.
Eriksen nga viti 2013 deri më 2020 ka qenë pjesë e Spursave.
(Kosova Sot Online)