
Gjykata merr vendim për Mason Greenwood

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, mbetet në lirim me kusht pas një seance gjyqësore pas arrestimit të tij me dyshimin për përdhunim, sulm seksual dhe kërcënime për vrasje.
Futbollisti, 20 vjeç, u arrestua për herë të parë më 30 janar nën dyshimin për përdhunimin dhe sulmin e një gruaje.
Më pas ai u arrestua më tej nën dyshimin për sulm seksual dhe kërcënime për vrasje.
Në gjykatë është zhvilluar dje (23 qershor) seanca për lirimin me kusht të futbollistit.
Një deklaratë e lëshuar nga Policia e Mançesterit të Madh tha se lirimi i tij me kusht mbetet.
Asnjë datë për ndonjë seancë të mëtejshme nuk është specifikuar në këtë fazë.
(Kosova Sot Online)