
Lexoni edhe:
Të dielën ndeshje kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovë U-20
Nicolo Zaniolo pritet që të largohet nga Roma në afatin kalimtar të verës së këtij viti. Palët nuk po arrin marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit dhe largimi i lojtarit nga “Olimpico” duket i pashmangshëm,
Reprezentuesi i Italisë me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, por ai ka kërkuar që me kontratën e re të ketë pagë vjetore prej 6 milionë eurove.
Të dielën ndeshje kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovë U-20Lexoni edhe:
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo shifër është e papërballueshme për romakët, të cilët do e lejojnë lojtarin që të largohet këtë verë.
Roma thuhet se është e gatshme që të bisedojë me klubet për çfarëdo marrëveshje – shitje apo huazim me detyrim blerjeje.
Juventusi e Milani janë përmendur si klubet e interesuara për shërbimet e 22-vjeçarit.
(Kosova Sot Online )