Ziyech e dëshiron kalimin te Milani
Hakim Ziyech mund të vazhdojë karrierën në Serie A, pasi nuk është në planet e Chelseat.
Së fundi është raportuar se klubi londinez e ka vendosur në shitje ish-futbollistin e Ajaxit, teksa Milani është klubi i interesuar për shërbimet e tij.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se agjentët e lojtarit kanë zhvilluar tashmë bisedime të drejtpërdrejta me krerët e klubit italian.
Besohet se është thënë se Ziyech do të ishte i lumtur për u transferuar në “San Siro”, teksa edhe Chelsea e trajneri, Thomas Tuchel, janë të hapur për largimin e tij nëse marrin ofertën e duhur.
Futbollisti nga Maroku është prej shumë kohësh në listën e dëshirave të kampionëve të Italisë, teksa bisedimet do të vazhdojnë së shpejti.
Ndryshe, 29-vjeçari me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
(Kosova Sot Online)