![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/27/200x200_0116_6371226272016945621656309204.jpg)
Lexoni edhe:
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar abuzojnë seriozisht me ligjin, shqiptojnë dënime të lehta dhe bëjnë pazare për ta amnistuar krimin
Vedat Muriqi nuk e di ende të ardhmen e tij, derisa rrethi i klubeve të interesuara për shërbimet e tij sa vjen e shtohet. Së fundmi, në garë për sulmuesin kosovar është futur edhe klubi anglez, Hull City, i cili e donte edhe kohë më parë lojtarin. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke.
Hull City garon në Championship, respektivisht niveli i dytë i futbollit anglez.
Mirëpo, është e vështirë të imagjinohet që përfaqësuesi kosovar ta vazhdojë karrierën në ligën e dytë angleze.
Kjo pasi ai ka oferta nga klubet tjera evropiane.
Atë e do Mallorca, me të cilën ka marrëveshje personale, por që klubi spanjoll nuk është i gatshëm ta paguajë shumën e parave të kërkuara nga Lazio.
“A mund të fle babi?” – Suarez bën shaka me Messin që po flinte ende pa u terruar mirëLexoni edhe:
Nga ana tjetër, klubi italian nuk e ka ndërmend ta mbajë lojtarin pasi ai e kishte një eksperiencë negative në Serie A, ku luajti për një vit e gjysmë.
Ndër të tjera, interesim për Muriqin ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe, por edhe Galatasaray në Turqi.
Mbetet të shihet në javët në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit.
Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, por do të largohet gjithsesi gjatë kësaj vere.
“Biancocelesti” i kërkojnë 11-12 milionë euro për kartonin e 28 vjeçarit, i cili e pati një eksperiencë pozitive në La Liga me Mallorcan, ku i realizoi 5 gola.
(Kosova Sot Online )