Lexoni edhe:
Fati i Qeverisë Kurti në marrëveshjen me opozitën për votimin e Ligjin e Trustit dhe tërheqjen e 30% të kursimeve
Tahir Lushtaku nuk është më trajner i Drenicës.
Ai e ka bërë zyrtar vendimin e tij përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.
Trajneri i njohur kosovar ka treguar se arsye e largimit të tij janë problemet brenda klubit, jo vetëm ato financiare, por edhe të aspekteve të tjera.
Ai ka premtuar se në ditët në vazhdim do të japë detaje shtesë rreth vendimit të tij.
Sezonin e fundit Drenica pati luhatje shkaku i problemeve brenda klubit, ndërsa në fund ia doli të mbetej në ligën elitare.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Lushtakut në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online )