Dasma e parë në “Camp Nou” nuk shkon si duhet, shiu i “trembi” dasmorët

  • G.g /
  • 28 June 2022 - 13:35
Dasma e parë në “Camp Nou” nuk shkon si duhet, shiu i “trembi” dasmorët

Mbrëmë është mbajtur dasma e parë në “Camp Nou”, pak kohë pas Barcelona e vuri në dispozicion stadiumin e saj për mbajtjen e ahengjeve të ndryshme.

E gjithë kjo pasi gjiganti katalunas po përballet me një krizë financiare.

Dhe, organizimi i parë nuk shkoi si duhet.

Kjo pasi në Barcelonë filloi të binte shi dhe kjo bëri që dasmorët të “trembeshin” dhe të largoheshin në drejtim të tribunave dhe vendeve me strehë.

Sidoqoftë, më vonë dasma vazhdoi në stadiumin që çifti i ri e mori me qira për disa orë.

“Blaugrana” e kanë vënë në dispozicion stadiumin për ahengje të ndryshme dhe për ndeshje private futbolli, në tentim për ta zbutur sadopak krizën financiare.

Barça i ka vënë në dispozicion disa paketa.

E para dhe më e lira quhet ‘Foundation Lounge’, që kushton 1600 euro dhe është e përshtatshme për një dasmë të vogël me 25 deri në 50 persona të pranishëm.

E më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha.

Me ulëse nga 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë ​​është në dispozicion për 13,500 euro.

Një alternativë tjetër tërheqëse është tarraca e Camp Nout, e cila kushton midis 6000 dhe 7000 euro në varësi të frekuentimit dhe u lejon mysafirëve të takohen nga afër me një nga terrenet e shkëlqyera në futbollin botëror.

Klientët e marrin hapësirën e zgjedhur për gjashtë orë përdorim, si dhe ndihmë nga një zonjë dhe pastrim para dhe pas organizimit. 

(Kosova Sot Online)