Përmes xhudos, Kosova kërkon sot medalje në Lojërat Mesdhetare

  • 29 June 2022 - 08:32
Përmes xhudos, Kosova kërkon sot medalje në Lojërat Mesdhetare

Sporti i xhudos është shpresa më e madhe për vendin tonë që të stoliset me medalje në “Oran 2022”.

E për ta arritur një gjë të tillë do të përkujdesen, kampionia olimpike Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha.

Distria është favorite për të fituar medalje, por një gjë të tillë do ta kërkojnë edhe dy koleget e saj.

Garat e xhudos do të fillojnë në orën 12:00 me kohën tonë lokale.

E në përgjithësi, Kosova në Lojërat Mesdhetare do të prezantohet me 8 xhudistë, përfshirë këtu edhe Laura Fazliun, Loriana Kukën, Akil Gjakovën, Arbër Kullashin dhe Shpat Zekën.

Ata do të garojnë në ditët në vazhdim.

Ekipi kosovar i xhudos do të drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi. 

(Kosova Sot Online )