Egzon Bislimi i bashkohet Prishtinës, zgjedh një numër të veçantë në fanellë

  • G.g /
  • 02 July 2022 - 12:55
Egzon Bislimi i bashkohet Prishtinës, zgjedh një numër të veçantë në fanellë

FC Prishtina po vazhdon të jetë aktive, teksa këtë të shtunë ka prezantuar përforcimin e radhës.

Bëhet fjalë për portierin Egzon Bislimi, i cili në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Ramiz Sadikut.

Bislimi ka qenë pjesë edhe e 2 Korrikut, si dhe ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares U21 të Kosovës.

Në njoftimin e klubit kryeqytetas thuhet se 22-vjeçari si fëmijë ka qenë adhurues i Prishtinës dhe tifoz i flaktë i “Plisave”.

Për nder të kësaj tifozerie ai ka vendosur që ta zgjedh numrin 87 për nder të vitit të themelimit (1987).

Bislimi është rrëfyer për faqen zyrtare të FC Prishtinës pasi nënshkrimit të kontratës.

“Ideja për t’u bashkuar me Prishtinën ka qenë e trajnerit Ismet Munishi. Për mua fanella e Prishtinës do të thotë nder, privilegj dhe krenari. Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe të dëshmojmë se mbi Prishtinën është vetëm qielli. Kryeqytetit dhe shokëve të skuadrës iu premtoj se ky 35-vjetor i “Plisave” dhe 100 vjetori i themelimit të klubit do të jetë tejet i veçantë. Numri 87 simbolizon vitit e themelimit të tifogrupit nga të cilët ka filluar dashuria për Prishtinën, e cila nuk do të shuhet kurrë”, ka deklaruar Egzon Bislimi. 

(Kosova Sot Online)