Man City e zyrtarizon Phillipsin, futbollisti anglez në “qiellin e shtatë”
Manchester City e ka zyrtarizuar transferimin e Kalvin Phillipsit.
26 vjeçari u largua përfundimisht nga Leeds United pë t’iu bashkuar kampionit anglez, me të cilin nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare.
Mesfushori anglez i ka zhvilluar 234 ndeshje për tetë sezone me Leedsin, duke i realizuar 14 gola dhe ndërkohë i ka bërë 14 asistime.
We are delighted to announce the signing of @Kalvinphillips on a six-year deal ?
— Manchester City (@ManCity) July 4, 2022
Welcome, Kalvin! ?#ManCity pic.twitter.com/3fNJthPNIL
Phillips gjithashtu është pjesë e rregullt në Kombëtaren e Anglisë, me të cilën kishte shkuar deri në finale të Euro 2020.
Ai do ta zë vendin e të larguarit Fernandinho, ndërsa ndihet mjaft i lumtur që do të punojë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.
“Jam absolutisht i lumtur që iu bashkova Manchester Cityt. City edhe një herë e ka demonstruar se është ekipi më i mirë në vend me një skuadër të jashtëzakonshme dhe me një trajner të shkëlqyeshëm, i cili me të drejt konsiderohet si më i miri në botë”, deklaroi fillimisht mesfushori anglez për uebfaqen zyrtare të klubit.
"It’s one of the main reasons I wanted to come to City, to improve my game in loads of different ways" ?
— Manchester City (@ManCity) July 4, 2022
Watch @Kalvinphillips' first City interview! ⤵️ pic.twitter.com/Cryt0KxJtA
“Të jem në gjendje të luaj nën urdhrat e Pep dhe të mësoj nga ai dhe nga stafi i tij dhe të jem pjesë e kësaj skuadre fantastike, është një përparësi dhe lumturi për mua. Jam i ngazëllyer për këtë. Ky është një klasit botëror dhe është një ëndërr që bëhet realitet për t’oi bashkuar këtij klubi. Do ta jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin që të shkojë përpara dhe të arrijë më shumë suksese”, përfundoi ai.
I lumtur me transferimin e përfaqësuesit anglez u shpreh edhe drejtori i futbollit të Cityt, Txiki Begiristain.
Sipas tij, City e ka admiruar lojtarin qe një kohë, falë paraqitjeve të tij me ekipin dhe me Kombëtaren.
Dhe, me të, shton ai, skuadra nga “Etihad Stadium” do të jetë më e fortë sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online)