Lexoni edhe:
Pepe Reina rikthehet në Spanjë
Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se Julian Alvarez do t’i bashkohet klubit këtë javë.
Kampionët e Anglisë arritën marrëveshje për transferimin e argjentinasit në janar të këtij viti, por mbeti në River Plate në formë huazimi deri në fund të sezonit në Argjentinë.
Pepe Reina rikthehet në SpanjëLexoni edhe:
Alvarez zhvilloi të enjten ndeshjen e fundit me River Platen dhe sot klubi anglez ka njoftuar se lojtari do të prezantohet para tifozëve të dielën, së bashku me transferimet e tjera; Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Stefan Ortega Moreno.
22-vjeçari debutoi me ekipin e parë të River Plates në tetor të vitit 2018 dhe që nga atëherë ai vlerësohet si një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Argjentinë.
Ai shënoi 53 gola dhe shtoi 31 asistime në 120 paraqitje me skuadrën argjentinase.
Julian Alvarez debutoi me Kombëtaren A të Argjentinës në qershor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, ai ka regjistruar nëntë paraqitje dhe ka shënuar një gol.
Alvarez me Manchester Cityn ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
(Kosova Sot Online)