![Kupa e Kosovës rikthehet në mesjavë me ndeshjet e së tetës së finales](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/24/200x200_kupa-e-kosoves-e1675084647893-780x4391713940672.jpg)
Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Llapi – Buduçnost, Batatina e ka një lutje për tifozët shqiptarë
![Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Llapi – Buduçnost, Batatina e ka një lutje për tifozët shqiptarë](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/13/auto_LL-1-600x3601657716294.jpg)
Loja ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit duket se do t’i kalojë kufijtë e një ndeshjeje futbolli.
Tifozët nga treva të ndryshme shqiptare do t’ia mësojnë nesër Prishtinës para ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Conference Leagues
Llapjanët nuk kaluan mirë në lojën e parë javën e kaluar pasi tifozët malazezë i fyen dhe i përqeshën shqiptarët përmes banerave dhe koreografive që i shfaqën në tribuna.
Tifozët e Buduçnostit, “Varvari” e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” përmes postimeve provokuese në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka njoftuar se deri tash 10 mijë bileta janë shitur, ndërsa numri i tyre mund të rritet gjithsesi deri nesër.
Po ashtu, trajneri llapjan e ka edhe një lutje për tifozët shqiptarë, nga të cilët kërkon të dominojë brohoritja: “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:00.
Lojën e parë e kishin fituar malazezët me rezultat 2:0.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit Batatina.
(Kosova Sot Online)