
Lexoni edhe:
Pas interesimit nga shumë klube, Tuchel u jep përgjigje lidhur me Armando Brojën
Chelsea ka kompletuar transferimin e Omar Hutchinson nga Arsenali. 18-vjeçari vlerësohet si një lojtar me potencial të madh, por nuk u ftua nga Mikel Arteta në ekipin e parë për ndeshjet para-sezonale.
Kjo besohet të jetë arsyeja që ai u largua nga Arsenali, duke kaluar te rivali i tyre lokal, Chelsea.
“Blutë” e kanë zyrtarizuar transferimin e tij këtë të shtunë, por nuk kanë zbuluar detaje rreth marrëveshjes.
Pas interesimit nga shumë klube, Tuchel u jep përgjigje lidhur me Armando BrojënLexoni edhe:
Shefi i rekrutimit të të rinjve, Jim Fraser tha: “Ne jemi të kënaqur që Omari ka pranuar të nënshkruajë për Chelsean. Ai është një shtesë e shkëlqyer që na bashkohet si një talent në zhvillim, duke shpresuar të lërë një përshtypje të shpejtë në ndeshjen e seniorve”.
Pozita natyrale e Hutchinsonit është ajo e mesfushorit ofanziv. Megjithatë, ai mund të luajë edhe si mesfushor ose sulmues i krahut të djathtë.
I lindur në Surrey, ai ka përfaqësuar Anglinë në nivelin e të rinjve, por bëri debutimin e tij për Kombëtaren A të Xhamajkës në një miqësore kundër Katalonisë në maj të këtij viti.
(Kosova Sot Online )