
Lexoni edhe:
Dior Zabërgja, përforcimi i radhës i Dukagjinit
Alvaro Morata është rikthyer te Atletico Madrid pas dy viteve si i huazuar te Juventusi. Edhe pse kishte të drejtën e blerjes, Juventusi nuk e shfrytëzoi atë menjëherë pasi çmimi ishte i lartë prej 60 milionë eurove. Atletico e ka nxjerr në shitje Moratan, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë ofertë e kënaqshme për ta lënë të lirë sulmuesin.
Dior Zabërgja, përforcimi i radhës i DukagjinitLexoni edhe:
Megjithatë Zonja e Vjetër është rikthyer në garë për t’i siguruar shërbimet e spanjollit. Kryeqytetasit spanjoll janë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit nëse vije ndonjë ofertë prej 40 milionë eurove. Calciomercato ka raportuar se bisedimet mes drejtuesve të dy klubeve tanimë kanë filluar dhe pritet të arrihet një marrëveshje. Alternativë e Moratas për Zonjën e Vjetër është sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca.
(Kosova Sot Online )