![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/11/200x200_27_02_2016_4335401_Muhamet_Kelmendi_20161620729671.jpg)
Lexoni edhe:
Vetëm statusi shtetformues i shqiptarëve në Maqedonin e Veriut e siguron barazinë kombëtare
Tifozët shqiptarë janë bërë bashkë me ata kroatë për të bërë thirrje kundër serbëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Shkupit.
Të dy tifozeritë, “Bad Blus Boys” të Dinamos dhe “Shvercerat” e Shkupit, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Maksimir”, bashkërisht thirrën: “Vrite serbin”.
Tifozët shqiptarë po ashtu në kryeqytetin kroat e shpalosën flamurin me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ishte një përgjigje ndaj tifozëve serbë dhe të atyre pro-serbë, të cilët vazhdimisht bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.
Po ashtu, urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve e shprehin edhe përmes koreografive dhe shkrimeve në tribuna dhe jashtë stadiumit.
Sa për informatë, ndeshja ndërmjet Dinamos dhe Shkupit përfundoi baras, 2:2.
(Kosova Sot Online )