
Lexoni edhe:
Cristiano Ronaldo humbi tre bonuse të mëdha në sezonin e fundit me Man Utd
Roma ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Paulo Dybala si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar të verës. Giallorossët kanë arritur të bëjnë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar veror, pasi kanë nënshkruar me argjentinasin Dybala. Deri te transferimi i Dybalas, Roma erdhi pasi shfrytëzoi situaten e paqëndrueshme financiare të Interit, i cili pati marrëveshje personale me lojtarin për një kohë të gjatë.
Cristiano Ronaldo humbi tre bonuse të mëdha në sezonin e fundit me Man UtdLexoni edhe:
Megjithatë, në fund Roma arriti të bëjë një ofertë të kënaqshme për lojtarin i cili vendosi të pranojë transferimin në Olimpico. Pas testeve mjekësore, tani ka ardhur edhe zyrtarzimi i yllit argjentinas nga faqet zyrtare të klubit italian.
“Mirësevjen Paulo Dybala. Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit me famë botërore!”, thuhet në njoftim. Ish-sulmuesi i Juventusit do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me përfitime sezonale prej gjashtë milionë eurosh duke i përfshirë edhe bonuset.
(Kosova Sot Online )