Van Bommel pas barazimit ndaj Dritës: Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash
Drita ka arritur të nxjerrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj ekipit belg, Royal Antwerp, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference Leagues.
Ekipi gjilanas luajti baraz pa gola në udhëtim ndaj një ekipi të njohur siç është Royal Antwerp,
Pas ndeshjes, trajneri i Antwerpit, Marc van Bommel deklaroi se nuk janë ende gati të mposhtin këto lloj skuadrash.
”Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash. Ata dolën shumë në mbrojtje, ashtu siç e prisnim. Ne dhamë pak sot dhe patëm katër ose pesë raste të mira. Përveç kësaj, pati edhe një situatë penalltie, për të cilën nuk dua të ankohem. Një gol i hershëm e bën gjithçka shumë më të lehtë dhe mund të ishte. Ju duhet durim kundër një mbrojtjeje të tillë siç bëri sonte kundërshtari ynë”, tha Bommel.
Ndeshja e kthimit zhvillohet sot një javë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)