![](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/21/200x200_drita1658416206.jpg)
Lexoni edhe:
Van Bommel pas barazimit ndaj Dritës: Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash
Borussia Dortmundi është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të Luis Suarezit.
Sulmuesi uruguaian, përmes menaxherëve të tij i është ofruar klubit gjerman.
Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Germany”.
35 vjeçari aktualisht është lojtar i lirë pasi e mbylli eksperiencën me Atletico Madridin.
Suarez dëshiron të luajë ende në nivele të larta në futbollin evropian, pasi e bëri këtë me Ajaxin, Liverpoolin, Barcelonën dhe në fund me Atleticon.
Ai po ashtu lidhet me kalimin e mundshëm në ndonjë klub të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të Amerikës Latine, nëse nuk e gjen ndonjë angazhim në Evropë.
Suarez ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në botë në dekadën e fundit.
(Kosova Sot Online )