Lexoni edhe:
Mërgimtarit nga Zvicra ia dëmton shtëpinë vëllai, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret
Elseid Hysaj është një nga futbollistët që mund të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të kësaj vere.
Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare mund të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij, duke u transferuar në La Liga. Sipas “Calciomercato”, është Valencia që ka shprehur interesim për Hysajn. Trajneri te “Lakuriqët”, Gennaro Gattuso, thuhet se e sheh 28-vjeçarin si përforcim ideal.
Gattuso kishte punuar me shkodranin te Napoli. Elseid Hysaj me Lazion ka kontratë deri më 30 qershor 2025, por largimi i tij ka shumë gjasa të ndodh këtë verë pasi ai duket se nuk ka bindur lacialët – aty ku u transferua në vitin e kaluar. Bazuar në “Transfermarkt”, mbrojtësi i krahut të djathtë vlerësohet me 5 milionë euro në treg.
(Kosova Sot Online )