
Lexoni edhe:
Prokuroria në aksion, fillon shpalosja e dosjeve të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit për dy mandate në krye të Prishtinës
KB Ponte Prizreni ka konfirmuar largimin e Edin Kërveshit, Arti Hajdarit dhe Altin Morinës. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi prizrenas ka falënderuar tre të lartpërmendurit për kontributin e dhënë te ky klub.
Vlen të theksohet se Arti Hajdari është rikthyer te Peja, derisa e ardhmja e Kërveshit dhe Morinës nuk dihet ende.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit:
“KB PONTE PRIZRENI me anë të këtij postimi falenderon protagonistet e ekipit te cilet dhan kontribut të veqant klubit. Faleminderit trajneri Edin Kërveshi , faleminderit Art Hajdari, faleminderit Altin Morina. Ne si klub ju urojm shume shëndet e suksese në destinacionet e juaja të ardhshme. KB PONTE PRIZRENI përherë do jetë model e shembull funskionalizimi si ekip , dhe e respekton profesionalizmin!
(Kosova Sot Online )