
Diego Costa rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me klubin e njohur

Diego Costa do ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.
Sipas “MundoDeportivo”, sulmuesi ka arritur marrëveshje tashmë me Rayo Vallecano.
Costa thuhet se do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, duke përfshirë opsionin e vazhdimit edhe për një vit të dytë.
33-vjeçari te klubi nga La Liga do të kalojë si lojtar i lirë, teksa marrëveshja pritet të zyrtarizohet këtë javë.
(Kosova Sot Online)