Chelsea po e mendon seriozisht shitjen e Wernerin

  • 26 July 2022 - 08:21
 Chelsea po e mendon seriozisht shitjen e Wernerin

Timo Werner është shumë afër të largohet nga Chelsea, pasi këta të fundit nuk e shohin në planet e tyre.

Thomas Tuchel e ka informuar bashkëkombësin e tij se është i lirë të kërkojë një klub të ri, raporton Mirror.

Werner nuk ka bindur në “Stamford Bridge”, që kur u transferuar prej Rasenball Sport Leipzig dhe tani është buzë largimit.Juventusi thuhet se po e shikon mundësinë e transferimit të tij, derisa në ofertë mund të përfshijë Adrien Rabiotin.

Chelsea thuhet se është e hapur për një shkëmbim të tillë, por që ende nuk ka lëvizje konkrete nga të dyja palët.

The Blues po ashtu e përfshinë sulmuesin edhe në Mukielen e Leipzigut, që e ka kompletuar tashmë marrëveshjen me Paris Saint-Germainin.

(Kosova Sot Online )