
Lexoni edhe:
Kjo futbolliste e re ka magji në këmbët e saj, e krahasojnë me Messin
Barcelona dhe Juventusi kanë luajtur baras, 2:2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmë në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një ndeshje mjaft interesante, skuadrat i kënaqën të pranishmit në stadium. Ousmane Dembele ka qenë protagonist tek Barcelona me dy gola të bukur të shënuar brenda gjashtë minutash lojë, në minutat 34 e 40.
Kjo futbolliste e re ka magji në këmbët e saj, e krahasojnë me MessinLexoni edhe:
Nga ana tjetër, tek “Bianconeri” shkëlqeu më së shumti Moise Kean, i cili po ashtu shënoi dy herë, në minutat 39 e 51. Skuadrat patën edhe raste të tjera të mira shënimi, por nuk ia dolën. Tek Barça luajtën edhe përforcimet Robert Lewandowski e Franck Kessie, të cilët megjithatë nuk arritën të linin gjurmë në këtë lojë. Tek “Blaugrana” u paraqit edhe i rikthyeri nga huazimi, Miralem Pjanic, i cili dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, por që Barça ka plane të tjera. Gjiganti spanjoll dhe ai italian po e kryejnë fazën përgatitore në SHBA dhe ndërkohë po e shfrytëzojnë rastin dhe mundësinë për të zhvilluar ndeshje miqësore.
(Kosova Sot Online )