Christian Eriksen shënoi nga gjuajtja e lirë në fitoren e Man Utd ndaj Wrexham

  • 28 July 2022 - 08:58
Christian Eriksen shënoi nga gjuajtja e lirë në fitoren e Man Utd ndaj Wrexham

Christian Eriksen shënoi gol nga një goditje dënimi në debutimin e tij jozyrtar te Manchester Unitedi gjatë një fitore 4-1 ndaj Wrexham në një miqësore pas dyerve të mbyllura. Mesfushori 30-vjeçar, i cili nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën e Erik ten Hag në fillim të këtij muaji, luajti të mërkurën minutat e tij të parë me fanellën e Unitedit kundër ekipit nga National League, Wrexham. Dhe reprezentuesi danez hapi llogarinë e tij për Reds me një goditje të lirë në pjesën e parë –– fillimi i përsosur i jetës në Old Trafford pas periudhës produktive të gjysmë sezonit të kaluar në Brentford.

Mbrojtësi i Wrexham, Aaron Hayden barazoi për djemtë e Phil Parkinson duke kompletuar një paraqitje të fortë në pjesën e parë nga The Dragons, por Unitedi shënoi tre gola pas pushimit.

Alejandro Garnacho, i cili u rikthye herët në para-sezon, pavarësisht se iu lejua një pushim prej tre javësh, e gjeti veten në listën e shënuesve.

Amad Diallo dhe Alex Telles gjithashtu shënuan për Unitedin teksa vazhduan sezonin e tyre pozitiv para-sezonale përpara ndeshjes hapëse të Ligës Premier në fundjavën e ardhshme kundër Brighton.

Sipas The Manchester Evening News, Cristiano Ronaldo, i cili ka qenë i lidhur fort me një largim nga Old Trafford këtë verë, ishte i pranishëm në ndeshjen miqësore para-sezonale.

Bruno Fernandes, Marcus Rashford dhe Harry Maguire ndoqën së bashku ndeshjen me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

(Kosova Sot Online )