Pique i vendos dy kushte Shakiras, i kërkon 400 mijë euro dhe pesë fluturime të klasit të parë
Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë të diskutojnë për të ardhmen e fëmijëve pas ndarjes.
Këngëtarja u zhvendos në Miami pas përfundimit të lidhjes dhe dëshiron që fëmijët të jetojnë me të.
Sipas “Telemundo”, mbrojtësi i Barcelonës është gati të pranojë të lëvizë fëmijët, megjithëse më parë ishte kundër .
Megjithatë, Pique ka vendosur dy kushte të detyrueshme. Së pari, futbollisti i kërkon Shakirës që t’i sigurojë pesë fluturime të klasit të parë në vit për në Miami për të parë fëmijët e tij.
Së dyti, 35-vjeçari i kërkon 45-vjeçares 400 mijë euro për të paguar borxhet.
Në fillim të qershorit, Pique dhe Shakira njoftuan se u ndanë pas 12 vjetësh. U raportua se çifti u nda për shkak se reprezentuesi spanjoll e tradhtoi.
(Kosova Sot Online )