Historia e trishtë se si vetëm dy lojtarë të Real Madridit shkuan në festën e ditëlindjes së Essienit

  • 30 July 2022 - 11:21
Historia e trishtë se si vetëm dy lojtarë të Real Madridit shkuan në festën e ditëlindjes së Essienit

Një ekip fitues zakonisht duhet të ketë një lidhje të ngushtë, por kjo nuk dukej se ekzistonte gjatë kohës së Jose Mourinhos në Real Madrid. Në vitin 2012, Michael Essien ribashkua me Mourinhon pasi kaloi në huazim te “Los Blancos” nga Chelsea. Gjatë qëndrimit të tij në “Santiago Bernabeu”, ganezi arriti një moment të veçantë në jetën e tij pasi festoi ditëlindjen e 30-të, shkruan “Sportbible”. Essien ftoi të gjithë bashkëlojtarët e tij të Real Madridit të merrnin pjesë në një festë që ai kishte organizuar. Nga e gjithë skuadra morën pjesë vetëm dy lojtarë.

Ricardo Carvalho dhe Luka Modric pozuan në një foto me Essienin të varfër, i cili thjesht dukej i lumtur që dikush ishte shfaqur. Duke pasur parasysh lidhjen e tij me Essienin, Mourinho ishte i zemëruar për këtë dhe duhej të ngushëllonte disi tashmë ish-mesfushorin. Në librin “Jose Mourinho: Up Close and Personal”, Rob Beasley shkruan: “Mourinho tha se Madridi ishte një klub politik me fraksione ndërluftuese dhe më tregoi një histori rreth Essienit që ftonte shokët e skuadrës në ditëlindjen e tij të 30-të, por vetëm disa u shfaqën. Ai duhej ta ngushëllonte Essienin, duke thënë se nuk ishte asgjë personale dhe se kjo nuk do të thotë se lojtarët nuk e pëlqenin atë, por ata thjesht shqetësoheshin vetëm për veten e tyre dhe kishin gjëra më të mira për të bërë”.

Ndryshe, Real Madridi sezonin 2012/13 e përfundoi pa trofe. Skuadra përfundoi e dyta në La Liga, teksa arriti vetëm deri në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – si dhe dështoi në Kupën e Mbretit.

(Kosova Sot Online )