Lexoni edhe:
Krimi i organizuar me ofensivë të luftës speciale kundër koalicionit qeverisë, “Kali i Trojës” është ndërtuar gati për të vepruar
Miralem Pjanic vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.
Mesfushori boshnjak është rikthyer te Barcelona pas huazimit një vjeçar në elitën e futbollit turk te Besiktas.
32-vjeçari tregoi formë të lartë në Turqi, kur në 26 ndeshje zyrtare me fanellën bardhezi bëri edhe katër asistime.
Ish-anëtari i Romës, Juventusit e Lyonit ka shfaqur formë të mirë në ndeshjet parasezonale nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.
Megjithatë ai nuk shihet si një titullar, pasi para tij në mesfushë janë emra si Pedri, Gavi, Busquets, De Jong e Kessie.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Pjanic gjatë kësaj jave pritet të vendos për të ardhmen e tij pasi ka katër oferta para vetës. Tre skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Napoli e duan atë, derisa boshnjaku ka një ofertë nga Arabia Saudite.
Në rast se reprezentuesi boshnjak dëshiron largimin, atëherë Barcelona mund ta lejoj të largohet për shumën e 15 milionë eurove.
(Kosova Sot Online )