Klubet e Premierligës dhe të Bundesligës, në garë për Mërgim Berishën
Mërgim Berisha është bërë objektiv i klubeve angleze dhe të atyre gjermane. Në ditët e fundit u tha se Leeds United e kishte bërë një ofertë prej 2,5 milionë eurosh për futbollistin kosovar, por që klubi që e mban kartonin e tij, Fenerbahçe po i kërkon së paku 5 milionë euro. Por, kjo shumë është konsideruar e lartë nga Leedsi, edhe pse lojtarin e pëlqen shumë trajneri Jesse Marsch, me të cilin kishte punuar së bashku ne Salzburg. Ndërkohë, përfaqësuesi U-21 i Gjermanisë po kërkohet edhe në Bundesligë.
Gazetari sportiv turk, Yagiz Sabuncuoglu, i cili punon për “Vole”, ka thënë se klubi nga Stambolli po kërkon blerës të tjerë për ish-futbollistin e Salzburgut pasi klubi anglez nuk ka pranuar ta rrisë ofertën. Gjithnjë sipas këtij gazetari, Mainzi ka kërkuar informacione nga Feneri për sulmuesin kosovar. Sidoqoftë, edhe oferta e klubit gjerman prej 2 milionë eurosh është e papranueshme për klubin nga Stambolli. Ndër të tjera, javë më parë interesim për Berishën kishte shfaqur edhe klubi tjetër gjerman, Stuttgarti, i cili së fundmi është zhdukur. 24 vjeçari nuk e tregoi veten sa duhet në Superligën turke dhe Fenerbahçe e ka vendosur atë në listën e transfereve.
(Kosova Sot Online )