Shkupi përballet me një sfidë të papritur, irlandezët e bëjnë një skandal ndaj ekipit shqiptar
Klubi i futbollit Shkupi është përballur me një sfidë të papritur, para përballjes ndaj Shamrock Rovers në rrethin e tretë kualifikues të Europa Leagues. Në fakt, kontingjenti shkupjan nuk është lejuar të aterrojë në vendin ku do të luajë sonte.
Kjo pasi skuadrës shkupjane i është thënë që të ndalet 300 kilometra larg Dublinit dhe pastaj të fluturojnë drejt kryeqytetit irlandez.
Shkupjanët e kanë shprehur shqetësimin e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i kanë dhënë edhe detajet e këtij incidenti.
(Kosova Sot Online )