![](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/08/200x200_850x600_1212-780x439-116599369951659938302.jpg)
Lexoni edhe:
Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Delliq në Kosovë, janë vrarë mbi 2 mijë civilë – prokuroria duhet të ngre aktakuzë ndaj tij
Lewa shkëlqen në fitoren e Barçës, zgjidhet MVP i turneut. Robert Lewandowski i ka treguar vlerat e tij në ndeshjen e fundit të Barcelonës. Sulmuesi polak ka shkëlqyer në fitoren e thellë me rezultat 6:0 ndaj Pumas, në turneun Gamper. Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut e realizoi golin e parë të “Blaugrana” qysh në minutën e tretë, për t’i çuar në trans tifozët e shumtë që ishin prezentë në stadiumin “Camp Nou”.
Falë këtij goli, por edhe paraqitjes në përgjithësi, Lewa u zgjodh edhe MVP i turneut.
Golat tjerë për Barçën ndaj ekipit meksikan i realizuan, Dembele, Aubameyang, De Jong dhe Pedri dy.
Giganti katalunas është i gatshëm për fillimin e sezonit në La Liga, ku synon të jetë protagonist.
https://twitter.com/i/status/1556344893127245828
(Kosova Sot Online )