![](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/09/200x200_nxehen.-600x3601660043131.png)
Lexoni edhe:
Nxehen gjakrat, ministri turk: Me lejen e Zotit do ta marrim me not ishullin grek, përgjigjet Athina
Manchester United e nisi dobët sezonin e ri të Premierligës duke humbur, 1:2 nga Brightoni në fundjavë.
Por, gjërat për “Djajtë e Kuq” nuk shkuan mirë qysh para fillimit të lojës.
Në fakt, kapiteni Harry Maguire ishte vendosur keq në tunel para daljes në fushën e blertë, bashkë me shokët e skuadrës.
Dhe, portieri David de Gea i tregoi qendërmbrojtësit anglez për këtë gabim dhe më pas ai e përmirësoi atë, duke e zhvendosur ekipin në anën tjetër dhe kundërshtarëve ua lëshoi vendin e tyre.
Kjo video është bërë virale, ndërsa kanë nisur talljet me mbrojtësin, edhe ashtu të kritikuar për paraqitjet jo të sigurta të sezonit të kaluar.
https://twitter.com/i/status/1556748057391550464
(Kosova Sot Online )