Lexoni edhe:
Pique paralajmëron befasi në karrierë, i gatshëm të luajë edhe falas për Barcelonën!!!
Kupa e Botës në Katar mund të nisë një ditë më herët. Sipas mediumit spanjoll “AS”, organizatorët e kësaj gare prestigjioze të futbollit janë duke e planifikuar një ndryshim të rëndësishëm në program.Në fakt, Botërori 2022 është paraparë të fillojë më 21 nëntor me ndeshjen Senegali – Holanda. Ndërsa, ndeshja e mikpritësit të Botërorit, Katarit ndaj Ekuadorit, me orar është e treta e ditës së parë të fazës së grupeve.
Pique paralajmëron befasi në karrierë, i gatshëm të luajë edhe falas për Barcelonën!!!Lexoni edhe:
Megjithatë organizatorët po mendojnë të jenë ata që do ta hapin Botërorin në atë festë dhe me stil të madh, për të luajtur vetë Katari në ndeshjen e parë. Dhe, kjo do të ndodhte më 20 nëntor, pra Botërori do të niste një ditë më herët. Natyrisht, ky ndryshim eventual duhet të aprovohet nga FIFA. Një modifikim i tillë do të ndryshonte shumë gjëra të planifikuara, nga biletat, tashmë të shitura për protagonistët e ceremonisë hapëse, të cilët me këtë rast duhet të arrijnë në vendin aziatik disa orë me herët.
(Kosova Sot Online )