Liridon Krasniqi e zbulon skuadrën e tij të re
Liridon Krasniqi është bërë më skuadër të re.
Futbollisti kosovar ka njoftuar se do ta vazhdojë karrierën në Tajlandë.
Mesfushori kualitativ vitet e fundit i ka kaluar në futbollin aziatik, kryesisht në Malajzi, ku e ka marrë edhe nënshtetësinë e këtij vendi dhe është bërë pjesë e kësaj Kombëtareje.
Ndërsa tash, 30 vjeçari ka vendosur të nënshkruajë me skuadrën tajlandeze, Khon Kaen United FC.
Ai e ka shprehur lumturinë e tij që iu bashkua klubit të ri.
Ish-përfaqësuesi i Kosovës e ka bërë të ditur vetë hapin e radhës në karrierë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Krasniqi ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Shqipërisë, ndërsa pas eksperiencës në futbollin evropian, e cila nuk ishte gjithaq e suksesshme, ka luajtur edhe për ekipet nga Malajzia si Kedah FC, Melaka United e Johor DT.
Ndërkohë, e pati edhe një eksperiencë në Australi me ekipin Newcastle Jets dhe një tjetër në Indi tek Odisha FC.
(Kosova Sot Online)