Lexoni edhe:
A ia vlen të "debatohet"kot për shami???
Thomas Tuchel dhe Antonio Conte ishin protagonistë të ndeshjes së djeshme ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit.
Trajneri gjerman dhe ai italian e patën një zënkë pas lojës, ndërsa tensionet në mes tyre e kishin fillesën gjatë lojës.
Teksa ia zgjatën dorën njëri-tjetrit pas lojës, nisi konfrontimi fizik në mes tyre, i cili u ndal nga zyrtarët tjerë të klubeve. E pas lojës, të dy trajnerët i dhanë versionet e tyre.
“Mendoj se kur t’ia zgjat dorën dikujt, duhet ta shikojë njëri-tjetrin në sy, ndërsa Antonio kishte një mendim ndryshe”, deklaroi Tuchel për “Evening Standard”.
“Ishte emocionuese, ai ishte i lumtur kur na barazuan. Unë isha i nxehur pak, por nuk është asgjë e madhe. Nuk ishte e nevojshme, por shumë gjëra nuk ishin të nevojshme”, shtoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.
A ia vlen të "debatohet"kot për shami???Lexoni edhe:
Ndërkohë, Tuchel e ka provokuar Conten në konferencë për shtyp pas lojës derisa ia ka treguar kolegut të tij muskulin e dorës, duke treguar se sa i fortë që është. Trajnerët patën probleme edhe gjatë shënimit të golave nga ana e ekipeve të tyre, duke e provokuar njëri-tjetrin.
(Kosova Sot Online )