Lexoni edhe:
Zelensky ndezë rimeçin mes Usyk dhe Joshuas me mesazhin e tij të fuqishëm
U raportuar se Unitedi dëshiron t’i shkëpusë kontratën Ronaldos – Fabrizio Romano ndriçon situatën në “Old Trafford”. Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon.
Çuditërisht, spekulimet për ylli portugez vazhdojnë, me disa raportime tani për ndërprerjen e kontratës së tij nga Djajtë e Kuq. Megjithatë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nga burimet e tij te Manchester United, është se Cristiano Ronaldo është pjesë e projektit.
Klubi anglez nuk është e vërtetë se dëshiron t’i ndërpresë kontratën, por që ka kërkuar nga pesë herë fituesi i Topit të Artë që të ndryshojë sjellje.
Zelensky ndezë rimeçin mes Usyk dhe Joshuas me mesazhin e tij të fuqishëmLexoni edhe:
Ronaldo ishte i acaruar me humbjen 4-0 ndaj Brentfordit në fundjavën që shkoi dhe nuk i përshëndeti tifozët që kishin udhëtuar deri atje. Kjo gjë i la të acaruar mbështetësit e Unitedit, por edhe Erik ten Hag, pasi një sjellje e tillë dëmton edhe imazhin e klubit. Andaj, sipas Romanos – Ronaldos i është kërkuar vetëm të ketë një qasje më ndryshe dhe jo t’i shkëputet kontrata.
(Kosova Sot Online )