![](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/16/200x200_shperthim-600x3601660637512.jpg)
Lexoni edhe:
Shpërthim në një depo armësh në Krime
Barcelona nuk ka hequr ende dorë nga Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas u largua vitin e kaluar nga “Camp Nou” si lojtar i lirë pasi gjiganti katalunas nuk qe në gjendje t’ia ofronte kushtet e nevojshme për ta vazhduar bashkëpunimin. Por, “Blaugrana” duket se nuk e kanë harruar ende legjendën e tyre. Ata madje do të mundohen ta rikthejnë atë në shtëpi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.
Shpërthim në një depo armësh në KrimeLexoni edhe:
Në fakt, trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar nga presidenti Joan Laporta që ta shikojë mundësinë për ta bërë tentimin e fundit për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Kjo pasi sulmi i Barçës nuk funksionoi si duhet në barazimin pa gola ndaj Rayo Vallecanos dhe Xavi konsideron se Messi do ta ringjallte sulmin e ekipit.
Mbetet të shihet nëse Paris Saint-Germaini do të heq dorë nga Messi, i cili në Francë e pati një sezon dëshpërues.
Messi ka kontratë edhe një vit me PSG-në, e cila nga ana a saj po mundohet ta bind atë që ta vazhdojë qëndrimin e tij në Paris edhe për një vit tjetër. Ndërkohë, spekulohet se vitin tjetër, Messi, ose do të rikthehet në “Camp Nou” ose do të përfundojë në Inter Miami, pronë e së cilit është legjenda angleze, David Beckham.
(Kosova Sot Online )