
Tenistja gjermane mbetet shtatzënë, e anulon pjesëmarrjen në US Open

Angelique Kerber do të mungojë në turneun e madh të tenisit, US Open.
Tenistja gjermane në fakt nuk do të jetë pjesë e turneut që do të nisë të hënën tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një arsye të ëmbël.
Ajo ka mbetur shtatzënë dhe për këtë arsye hoqi dorë nga pjesëmarrja në Gran Slamin e tretë të këtij viti, shkruan mediumi gjerman “Bild”.
34 vjeçarja dhe partneri i saj, Franco Bianco janë duke e pritur fëmijën e parë, i cili pritet të vijë në jetë në pranverë të vitit të ardhshëm.,
Numri 52 në botë dëshironte të luajë në New York sepse është e lidhur emocionalisht me këtë turne.
Por, ajo nuk ka ushtruar që nga turneu i Wimbledonit, kështu që nuk mund të marrë pjesë pa përgatitje, por as të rrezikojë pasi ka mbetur shtatzënë.
Ajo i ka zhvilluar 52 meçe në Grand Slam deri tash.
Gjermania do të shpresojë që të jetë pjesë e këtij turneu vetëm vitin tjetër, edhe pse mosha nuk është se i jep shumë shpresa.
Natyrisht, ajo nuk e ka ndërmend ta mbyllë këtu karrierën pasi Olimpiada e Parisit 2024 është ëndrra e saj e madhe e së ardhmes.
Kerber mund ta përfundojë karrierën pikërisht në US Open pas dy vjetësh.
(Kosova Sot Online)