Drenica-Gjilani, Malisheva-Ferizaj, rezultati pas pjesëve të para

  • G.g /
  • 24 August 2022 - 18:17
Drenica-Gjilani, Malisheva-Ferizaj, rezultati pas pjesëve të para

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve Drenica-Gjilani dhe Malisheva-Ferizaj, të vlefshme për xhiron e tretë në Superligë.

Drenica dhe Gjilani luajtën baraz pas 45 minutave dhe çështja e fituesit mbetet të shihet nëse do të zgjidhet në fraksionin e dytë.

Në anën tjetër, Malisheva po prin 1:0 ndaj Ferizajt.

Ishte Alban Shillova që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 19-të të ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)