![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Sot zbulohen 8 grupet e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve
![Sot zbulohen 8 grupet e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/25/auto_C-1-600x3601661430645.jpg)
Sot do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
32 skuadra do të ndahen në 8 grupe me nga 4 skuadra, në sezonin e ri që do të nisë në muajin shtator.
Në short, i cili do të hidhet nga ora 18:00 në Stamboll të Turqisë, gjenden 4 vazo me nga 8 klube, varësisht prej sukseseve dhe ligave të tyre.
Në këtë fazë nuk lejohet që në të njëjtin grup të përfundojnë dy ekipe të të njëjtit shtet.
Dy ekipet e para do të përfundojnë në të tetën e finales, kurse vendet e treta do t’i vazhdojnë garat në Ligën e Evropës.
Siç dihet, fitues aktual i Ligës së Kampionëve është Real Madridi, i cili në finale e kishte mposhtur Liverpoolin, 1:0.
(Kosova Sot Online)