“Kushdo që stërvitet, jep shpirtin”! Flet Florian Marku pas fitores, ja personazhet VIP që ndoqën ndeshjen
Florian Marku arriti të na bëjë sërish krenarë! Ai ka triumfuar përballë meksikanin Miguel Parra.
Marku ka mbrojtur për rrjedhojë titullin WBC.
Mirëpo shumë personazhe të njohur ndoqën ndeshjen e Florian Markut
Ndër ta kanë qenë Dukagjin Lipa, Noizy i cili edhe performoi, Erion Veliaj, Mc Kresha, Viola Spiro, Eva Murati etj.
Floriani ka mbajtur edhe një fjalë të shkurtër, ku kampioni shqiptar falënderoi të gjithë mbështetësit për përkrahjen.
“I them faleminderit të gjithëve që erdhët sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu. Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur ketu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt”, u shpreh Marku.
Më herët, Floriani ka dhënë një intervistë që është publikuar në faqen e tij të Facebook-ut.
Ai ka treguar se e ka lënë shkollën në moshën 15-vjeçare dhe më pas iu angazhua vetëm boksit.
“E kam lëne shkollën ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë. Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, tha Marku.
(Kosova Sot Online)