
Lexoni edhe:
“Duhet harruar narrativa Kosova është Serbi”, Rusia i reagon Escobarit
Marcelo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa për të kanë shprehur interesim disa klube.
Mbrojtësi brazilian mbeti futbollist i lirë këtë verë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadoi më 30 qershor.
Marcelo, që luajti në 16 sezonet e fundit te “Los Blancos”, ende nuk ka nënshkruar me klub të ri.
“Duhet harruar narrativa Kosova është Serbi”, Rusia i reagon EscobaritLexoni edhe:
“FootMercato” ka raportuar se 34-vjeçari se fundi ka marrë një ofertë edhe nga Bayer Leverkuseni, por që detaje tjera nuk janë zbuluar ende.
Për mbrojtësin e krahut të majtë më herët është raportuar se edhe Monza i ka ofruar një kontratë, si dhe Nice.
Fenerbahçe e Milan janë gjithashtu disa nga klubet që janë përmendur si destinacione të mundshme të Marcelos.
(Kosova Sot Online )