Lexoni edhe:
Ky është kulmi i pa përgjegjësisë në Gjykatën Kushtetuese: 14 muaj për të marrë një vendim
Vëllai i Paul Pogbas, Mathias e ka publikuar një tjetër video, përmes së cilës e akuzoi yllin e Juventusit se i shpenzoi milionat në magji, për t’u mbrojtur nga lëndimet. Të dielën, 32 vjeçari e publikoi një video të çuditshme treminutëshe, ndërsa premtoi se do të zbulojë informacione “eksplozive” rreth kampionit të botës.
Në përgjigje të vëllait të tij, Pogba iu ka thënë autoriteteve franceze dhe atyre italiane se një organizatë kriminale, ku është i përfshirë edhe vëllai i tij, por edhe disa shokë të fëmijërisë, i kanë kërkuar atij 13 milionë euro duke e shantazhuar dhe kërcënuar, ndërsa në muajin mars njerëz të maskuar ishin futur në apartamentin e tij në Paris dhe e kishin tërhequr zvarrë.
Mathias, i cili ka luajtur në Angli me Crewe e Crawley, më pas u kundërpërgjigj duke e quajtur vëllain e tij gënjeshtar.
Dhe tash, ai e postoi një video tjetër, të shoqëruar nga një seri postimesh në Twitter, duke thënë se Pogba e shpenzoi një shumë të konsiderueshme të rrogës së tij për magji, kryesisht për ta parandaluar shfaqjen e problemeve me lëndime.
(Kosova Sot Online )