
Lexoni edhe:
Trajneri Arbnor Morina dënohet me dy ndeshje
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të krahut në fund të afatit kalimtar të verës. Gjiganti katalunas synon t’i shfrytëzojë 48 orët e fundit për ta transferuar një futbollist të kësaj pozite pasi i mungon një i tillë. Nëse mbetet pa Sergino Dest, emri i parë që iu bie në mend “Blaugrana” është ai i Thomas Meunier i Borussia Dortmundit. Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.Ndërkohë që do të hasë në vështirësi për t’i bindur gjermanët, gjiganti katalunas po mendon edhe për Hector Bellerinin, i cili u rikthye këtë verë në Arsenal pas huazimit sezonin e kaluar në Real Betis.
Trajneri Arbnor Morina dënohet me dy ndeshjeLexoni edhe:
Natyrisht, 27 vjeçari do të ishte entuziast për t’u rikthyer në klubin ku është rritur dhe është i gatshëm të pranojë t’i ulet rroga vetëm për t’iu bashkuar klubit nga “Camp Nou”. Mbrojtësit të djathtë i ka mbetur edhe një vit kontratë me “Gunners”, por “Topçinjtë” nuk do të rezistonin shumë për ta lënë të lirë lojtarin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.
(Kosova Sot Online )