Lexoni edhe:
Januzaj nënshkruan me Sevillan
Manchester City ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Nottingham Forest në kuadër të javës së pestë të Premierligës.
Pjesa e parë ishte e gjitha për Erling Haaland i cili e kompletoi hat-trickun e tij.
Januzaj nënshkruan me SevillanLexoni edhe:
Fillimisht në minutën e 12-të kaloi vendasit në epërsi, para se të dyfishonte në minutën e 23-të.
Hat-trickun sulmuesi norvegjez e kompletoi në minutën e 38-të të ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, nisën edhe golat për kampionin në fuqi të Anglisë.
Ishte Joao Cancelo i cili shënoi pas asistimit nga Bernardo Silva.
Julian Alvarez e shënoi golin e pestë dhe të gjashtë në minutat 65 dhe 88-të.
Erling Haaland u zëvendësua në minutën e 69-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester City mbetet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se Arsenali.
(Kosova Sot Online)