Lexoni edhe:
Kryeministri Rama mbërrin në Beograd! Pritet nga Brnabiç
Shakira dhe Gerard Pique kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore që kur njoftuan ndarjen disa muaj më parë. Arsyeja e ndarjes, mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve si dhe romanca e re e futbollistit me Clara Chia Marti, kanë bërë që ata të ndiqen kudo ku shkojnë. Megjithatë, çështja e kujdestarisë së djemve ka shtuar më shumë tension mes ish çiftit të famshëm. Sipas mediave spanjolle, Pique po merr masa ligjore dhe tenton të kërkojë kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre ndërsa Shakira synon të “kundërsulmojë” pasi do t’i marrë me vete në Miami.
Kryeministri Rama mbërrin në Beograd! Pritet nga BrnabiçLexoni edhe:
Siç raportohet, ajo ndër vite ka mbledhur informacione për tradhtitë e ish-it të saj. Ylli i muzikës synon të emigrojë në SHBA me fëmijët e tyre dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë qëllim.
Duke qenë se Pique mund të përpiqet ta ndalojë duke hapur një proces gjyqësor, ajo tashmë ka marrë masa.
Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pique e ka tradhtuar, shkruan ABC News. Shakira tashmë ka në krah një gazetar të njohur spanjoll, i cili doli publikisht në krah të saj dhe kërcënoi se do të ekspozonte në publik të gjitha “të palarat” e futbollistit.
“Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një i vitit 2016, por edhe ai me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”, shkroi në Twitter gazetari spanjoll Jordi Martin.
(Kosova Sot Online )