Rashica mund të bëhet me ekip të ri sonte
Milot Rashica mund të largohet nga Norwichi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Futbollisti kosovar ka përfunduar në bankinë në klubin anglez në ndeshjet e fundit dhe ky fakt i kishte zgjuar spekulimet e një largimi të tij të mundshëm nga klubi nga Championshipi.
Në fillim të verës u spekulua se përfaqësuesi kosovar do të rikthehej në Bundesligë.
Por, kohëve të fundit nuk pati diçka konkrete në këtë drejtim.
Sidoqoftë, mediat britanike shkruajnë se Rashica mund të largohet sot nga Norëichi, në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Rashica nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, ndërsa këtë sezon e ka regjistruar vetëm një asistim.
Vlera e tij është 10 milionë euro, ndërsa ai kishte luajtur me sukses në Werder Bremen.
Pra, një rikthim i mundshëm në Bundesligë është ende “në lojë”.
(Kosova Sot Online)