Lexoni edhe:
Guardiola për Haalandin: Një muaj më parë ishte katastrofë, tani është gati të shkatërrojë Premierligën
Marco Asensio do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për sezonin 2022/23.
Reprezentuesi spanjoll nuk nënshkroi me ndonjë klub të ri në afatin kalimtar të verës, që zyrtarisht u mbyll më 1 shtator.
Agjenti i tij, Jorge Mendes , dyshohet se u përpoq të siguronte një largim për klientin e tij gjatë verës, por një ofertë konkrete nuk arriti pavarësisht interesimit nga një numër klubesh.
Dhe, sipas “AS”, Asensio ka planifikuar që të mbetet në “Santiago Bernabeu” edhe për një sezon.
Por, 26-vjeçari thuhet se po përgatitet të largohet nga Real Madridi si futbollist i lirë në verën e vitit 2023, teksa ai do të mund të bisedojë me klubet e interesuara që nga janari i vitit të ardhshëm.
Kontrata e Marco Asensios me klubin spanjoll skadon më 30 qershor 2023.
(Kosova Sot Online)